Dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Kosova

Dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në territorin e Komunës së Malishevës.

Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt të kësaj komune me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në kuadër të menaxhimit dhe monitorimit të situatës pandemike në vend.

Rastet e reja me koronavirus janë regjistruar në Bellanicë dhe Damanek, ndërsa numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 14.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është si vijon: Që nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, janë regjistruar 272 persona të prekur me covid-19, prej tyre 234 janë shëruar, 24 kanë vdekur, dhe aktiv me covid-19 janë edhe 14 persona.

Edhe sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që masat kundër koronavirusit t`i respektojë në përpikëri, pasi rastet në vend dhe në rajon kanë filluar të rriten.

“Çdo ditë rastet e reja me covid po shtohen, prandaj mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi, është zbatimi i masave mbrojtëse, përdorim i maskave, mbajtje e distancës sociale dhe higjienë e rregullt e duarve, përfshi edhe shmangien e grumbullimeve të ndryshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat