Kastrati tregon statistikat e Covid-19 në Kamenicë: 9 raste aktive

Kosova

Kastrati tregon statistikat e Covid-19 në Kamenicë: 9 raste aktive

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2020 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Në qytetin e Kamenicës deri më tash janë regjistruar 204 raste, ndërsa janë vetëm 9 aktive.

Qëndron Kastrati ka thënë se, krahasuar me ditët e kaluara kur numri i të infektuarve në nivel Kosove ishte më i ulët.

Postimi në Facebook:

Që nga 30 marsi kur edhe u identifikua rasti i parë me #COVID19 në Kamenicë, vazhdimisht kemi qenë të angazhuar në menaxhimin e situatës. Sot pas shtatë muajve, numri i rasteve të identifikuara është 204, prej tyre 180 të shëruar plotësisht, 15 të vdekur dhe nëntë raste aktive.

Krahasuar me ditët e kaluara kur numri i të infektuarve në nivel Kosove ishte më i ulët, sot patëm 205 raste me virusin SARS-CoV-2. Kjo duhet të na vetdijësojë të gjithëve që ta vazhdojmë kujdesin duke respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Vendoseni maskën, dezinfektoni duart e kujdesuni për njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat