Në Kosovë 2,332 raste aktive me coronavirus, MSH ka filluar të shqyrtojë masat për parandalimin e përhapjes më të madhe të COVID-19

Kosova

Në Kosovë 2,332 raste aktive me coronavirus, MSH ka filluar të shqyrtojë masat për parandalimin e përhapjes më të madhe të COVID-19

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 07:23
Ilustrim

Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.332.

Ndryshe, një ditë më parë u tha se Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të coronavirusit në Republikën e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.

Por, megjithatë gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, ndërsa mbyllja e tërësishme e vendit mbetet opsioni i fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat