Vitia, komuna ku u konfirmua rasti i parë me Covid-19 aktualisht ka 23 të infektuar

Kosova

Vitia, komuna ku u konfirmua rasti i parë me Covid-19 aktualisht ka 23 të infektuar

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 15:19
foto ilustrim

Në komunën e Vitisë me 13 mars ishte konfirmuar rasti i parë me COVID-19 në Kosovë. Konretisht një i moshuar nga fshati Stubëll ishte personi i parë që ishte prekur me virusin, pasi ishte kthyer nga Italia.

Më 13 mars të këtij viti, një pjesë e stafit shëndetësor, përfshirë edhe drejtoreshën, e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ishin futur në karantinë.

Mediat kane kontaktuar me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për të mësuar gjendjen aktuale me Covid-19 në këtë komunë.

Ai ka treguar se deri dje kanë qenë 23 raste aktive, por se gjendja është e menaxhueshme për momentin.

“Gjendja është e menaxhueshme, 23 raste janë prezente. Gjendja shëndetësore e personave që janë të infektuar është e mirë”, ka thënë Haliti 

Ai megjithatë ju ka bërë thirrje qytetarëve të komunës së tij, por dhe të gjithë Kosovës që të kenë kujdes pas rritjes së madhe të rasteve.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes pasi rrezikshmëria është në nivel global”, ka thënë Haliti.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se sot janë shënuar 197 raste të reja, kurse në Viti është vetëm një rasti i ri me Covid-19. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat