Hapet konkursi për banim në Konvikte, për shkak të COVID-19 këtë vit pranohen vetëm 1600 studentë

Kosova

Hapet konkursi për banim në Konvikte, për shkak të COVID-19 këtë vit pranohen vetëm 1600 studentë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:44
Qendra e Studenteve-Prishtine

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2020/2021. Konkursi do të jetë i hapur prej nesër 29 tetor e deri më 7 nëntor.

Sipas një njoftimi i të QS-së, studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve,aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, ëeb faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend me Covid-19 dhe në bazë të rekomandimeve nga IKSHPK këtë vit do të pranojë rreth 1600 studentë,pra një student në një dhomë. Edhe në këto rrethana QS ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim”, thuhet në njoftim.

Mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

“Këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës se Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen per fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për faklutetet, programet e të cilave përmbajnë komponentet teorike:, thuhet në njoftimin e QS-së
Çmimi edhe këtë vit do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).
Kujtojmë se Qendra e Studentëve viteve të kaluara ka ofruarstrehim dhe ushqim për rreth 4 mijë studentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat