Trajnimi Komando dhe Bjeshkatari sfidon pjesëtarët e FSK-së

Kosova

Trajnimi Komando dhe Bjeshkatari sfidon pjesëtarët e FSK-së

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 13:10
Trajnimi Komando dhe Bjeshkatari sfidon pjesëtarët e FSK-së

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve njerëzore dhe ushtarake për zbatim të misionit Forcat Tokësore të FSK-së janë duke realizuar Trajnimin ,,Komando dhe bjeshkatari” ky trajnim realizohet mbështetur nga ekipi i instruktorëve të Kontigjentit të KFOR-it Turk, të cilët me profesionalizëm të lartë po ndajnë përvojat e tyre me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Programi i trajnimit „Komando dhe Bjeshkatari“ përfshinë temat e navigimit tokësor ditën dhe natën, kalimin e poligonit të kalitjes, taktikat e qitjes me avancim individual në qifte, me skuadër dhe me togë, lëvizjet taktike (individuale, ekip, skuadër dhe togë, kërkim dhe kordon), repelimi nga vende kodrinore-malore dhe aktivitete sfiduese fizike, përfshirë marshime të vazhdueshme në distanca të gjata dhe vrapim me pajisje ushtarake deri në 30 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat