Funksionalizohet linja emergjente për mbushjen e liqenit të Badocit

Kosova

Funksionalizohet linja emergjente për mbushjen e liqenit të Badocit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 18:24
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme vizitoi liqenin e Badocit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme vizitoi liqenin e Badocit, me rastin e funksionalizimit të linjës emergjente për mbushjen e këtij liqeni përmes sistemit të Ibër Lepencit, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm rreth 35% e konsumatorëve të KRU “Prishtina”.

Siç bëhet e ditur në njoftim, ishte kërkesë e kryeministrit Hoti para tri javësh, në një takim të përbashkët me menaxhmentin e KRU “Prishtina” dhe ndërmarrjes Ibër Lepenc, që të angazhohen ekipet profesionale të të dyja kompanive për të funksionalizuar këtë linjë e cila për herë të fundit ishte shfrytëzuar në vitin 2014.

Kryeministri Hoti nga përfaqësuesit e dy kompanive respektive, u njoftua se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë punuar pandërprerë duke sanuar mbi 45 defekte në linjën e vjetruar dhe duke e zëvendësuar afër 100 metra linjë magjistrale me tubacion të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat