Zemaj: Do të ketë kufizime edhe për universitetet e Kosovës

Kosova

Zemaj: Do të ketë kufizime edhe për universitetet e Kosovës

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 21:44
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë emisionit ‘Rubikon’, tha se do të ketë kufizime të reja për institucionet akademike.

 Ai tha duke punuar që të marrin masa për parandalimin e COVID-19.

“Do të shohim kufizime në ligjërata, ato që mund të bëhen online, ato që janë praktike duhet të bëhen sipas manualit”, u shpreh Zemaj.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë po rritet ditët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat