Ka ndërruar jetë virtuozi i muzikës dhe klarinetit Emin S. Ibishi

Kosova

Ka ndërruar jetë virtuozi i muzikës dhe klarinetit Emin S. Ibishi

Nga: F. Beka Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:25
Emin S. Ibishi

Njoftojmë opinionin e gjerë në rajonin e Mitrovicës se mbrëmë papritmas ka ndërruar jetë Emin S. Ibishi, nga Kçiqi i Madh.

Emini për shumë kohë ka qenë pjesë e shoqërive të ndryshme kulturore – artistike, pjesë e programeve dhe paraqitjeve të ndryshme që nga Kçiqi, Mitrovica, Vushtrria e deri pjesë e turneve të artistëve tanë në vendet evropiane edhe ShBA.

Ai ka qenë punonjës në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ndërsa në periudhën e pas luftës për disa vite zyrtar komunal në zyrën për informim në komunën së Vushtrrisë.

Emini njihet si një aktivist i shquar në jetën kulturo- artistike, anëtar i Ansamblit kulturor artistik “Hasan Prishtina”në Vushtrri, kontribuues i madh në hulumtimin dhe xhirimin e artefakteve të trashëgimisë kulturore e historike në rajonin e Vushtrrisë e më gjerë.

Ata që e kanë njohur dhe e kanë takuar e mbajnë mend si njeri të thjeshtë , komunikues, të sinqert dhe mbi të gjitha bashkëpunëtor edhe këshillues në secilën fushë.

Ai ka qenë punëtor i palodhshëm dhe prezent në të gjitha manifestimet edhe ngjarjet madhore të shënimit të datave historike, duke lënë gjurmë të pashlyera në jetën artistike në vendin tonë.

Ka bërë një punë të palodhshme në hulumtimit gjurmimin dhe pasqyrimin e trashëgimisë së madhe kulturore në rajonin e Mitrovicës posaçërisht në komunën e Vushtrrisë

U prehtë në paqe, bashkëvendësi ynë, njeriu me zemër të madhe edhe me shpirt artisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat