Komuna e Drenasit, respektivisht Drejtoria e Infrastrukturës është duke punuar intensivisht në realizimin e projekteve për asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Komunës së Drenasit.
Ndër projektet e zhvilluara se fundmi është asfaltimi i rrugëve në fshatrat Tërstenik, Vërboc, Baicë dhe Korroticë e Ultë.