Falja e Xhumasë në Bllacë nën përcjelljen e Policisë, banorët nuk po e duan imamin e ri

Kosova

Falja e Xhumasë në Bllacë nën përcjelljen e Policisë, banorët nuk po e duan imamin e ri

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 22:08
Bllacë

Banorët e fshatit Bllacë të Suharekës sot e falën namazin e Xhumasë nën përcjelljen e policisë. Gjithçka u bë për të parandaluar ndonjë incident pasi jo të gjithë po e duan imamin e ri të zgjedhur dy ditë më parë.

Policët shkuan në faltoren e Bllacës të Suharekës për ta evituar ndonjë incident i cili mund të pengojë mbajtjen e lutjes javore.

Kjo pasi imami i zgjedhur dy ditë më parë nga Bashkësia Islame e Kosovës, Adnan Bytyqi, po është i padëshiruar për disa banorë të fshatit të cilët po e mbështesin Hakim Hoxhën i cili e ushtroi këtë detyrë në tri të premtet e fundit pas vdekjes së imamit të mëparshëm.

Në fakt, banorët janë të ndarë në dëshirat e tyre se kush të jetë imam këtu.

Hoxha i shkarkuar e ka idenë se si të tejkalohet kjo situatë.

As kryetari i BIK’ut në Suharekë, Halim Shehu e as imami i ri Adnan Bytyqi nuk kanë dashur të flasin për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat