Rrahjet e nxënësve nëpër shkolla fatkeqsisht janë bërë të shpeshta.
Një e tillë ka ndodhur javën që lamë pas në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.
Media ka siguruar pamjet e këtij gjesti të turpshëm mes disa adoleshentëve.
Incidenti që filloi me të shara dhe me shtyerje, përfundoi me therje të tre personave.
Njëri nga të therurit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.