Nesër një pjesë e lagjes “Kalabria” mbetet pa ujë shkaku i punimeve

Kosova

Nesër një pjesë e lagjes “Kalabria” mbetet pa ujë shkaku i punimeve

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:53
Ilustrim

KRU Prishtina ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 deri në orën 16:00, banorët e zonës perëndimore të lagjes “Kalabria” do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm, shkaku i punimeve.

KRU ‘Prishtina thotë se çdo investim në infrastrukturën e ujësjellësit realizohet për të pasur shërbime më të mira, për të gjithë konsumatorët.

Ky është njoftimi i plotë:

Implementimi i projektit “ Izolimi i zonave të matura të ujit” ,

Prishtinë, 4 nëntor – KRU ” Prishtina” është duke implementuar projektin “ IZOLIMI I ZONAVE TË MATURA TË UJIT ” me ç’rast, në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet puseta e ujëmatësit zonal për zonën e lagjes “ Kalabria” në Prishtinë.

Andaj, njoftojmë konsumatorët e zonës perëndimore të lagjes “ Kalabria”, konkretisht dy anët e rrugës “ Hazir Shala ” se gjatë ditës së nesërme, 5 nëntor 2020, e enjte, duke filluar nga ora 10:00 – 16:00 do të mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

Ua kujtojmë se, çdo investim në infrastrukturën e ujësjellësit realizohet për të pasur shërbime më të mira, për të gjithë konsumatorët e KRU ”Prishtina” sh.a.

Faleminderit për mirëkuptim! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat