Abrashi: Do të bëjmë çmos që rrugët t’i bëjmë shumë më të sigurta

Kosova

Abrashi: Do të bëjmë çmos që rrugët t’i bëjmë shumë më të sigurta

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 19:59
Artan Abrashi

Ministri Arban Abrashi ka thënë se Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës janë duke punuar në ngritjen e sigurisë në komunikacion, në mënyrë që të kihet sa më pak jetë të humbura në aksidente.

“Këtë javë e nisëm me përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor me moton ‘Përkujto, mbështet dhe vepro’, duke apeluar për rritje të kujdesit në komunikacion”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

“Do të bëjmë çmos që rrugët e Kosovës t’i bëjmë shumë më të sigurta për qytetarët. Kujdesuni që të mos bëheni statistika të aksidenteve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat