Rudari: Jemi kundër izolimit

Kosova

Rudari: Jemi kundër izolimit

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 01:03
Nexhmi Rudari

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka thënë se inspektorët komunal së bashku me ata të nivelit qendror, janë terren duke bërë inspektimin e respektimit të masave anti-Covid nga qytetarët.

Ai ka thënë se inspektorët u kanë shqiptuar gjoba një numri të madh qytetarësh që kanë shkelur këto masa, ndërsa numri i personave të infektuar në Podujevë është rritur.

“Sot kemi pasur një takim online, ne kryetarët e komunave me ministrin Zemaj dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin, ku kemi biseduar për masat që do t'i ndërmarrë Qeveria, pra propozimet për masa, dhe sigurisht ne kryetarët i kemi dhënë mendimet tona konform situatës që kemi”, ka deklaruar Rudari.

Ai tutje ka thënë se në këtë takim virtual është shprehur kundër izolimit total të vendit dhe gastronomisë, ndërsa ka shtuar se ky sektor duhet të vizitohet më shumë, në mënyrë që të inspektohet respektimi i masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat