Njeriu kyç i LDK-së që kaloi në Vetëvendosje, mund t’ia sjell fitoren në Llap partisë së Kurtit

Kosova

Njeriu kyç i LDK-së që kaloi në Vetëvendosje, mund t’ia sjell fitoren në Llap partisë së Kurtit

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 10:19
Avni Fetahu, ish këshilltari komunal i Podujevës dhe ish kryesues i këshilltarëve komunalë të LDK-së i ishte bashkuar partisë së Kurtit

Përmes një komunikate për media, Lëvizja Vetëvendosje në muajin shkurt të këtij viti ka bërë të ditur se Avni Fetahu, ish këshilltari komunal i Podujevës dhe ish kryesues i këshilltarëve komunalë të LDK-së i ishte bashkuar partisë së Kurtit, shkruan “Bota sot”.

“Avni Fetahu i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot, Lëvizjes VETËVENDOSJE! i është bashkuar, Avni Fetahu, asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës dhe Kryesues i Këshilltarëve Komunal të LDK-së në këtë komunë. Avniu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Përvoja, dija e tij dhe profesionalizmi i Avni Fetahut do t’i shërbejë shumë Lëvizjes sonë, si në nivelin lokal po ashtu edhe në atë qëndror. Avni Fetahu ka pervojë të gjatë menaxheriale duke qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik si dhe drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Podujevës. Ka marrë pjesë në shumë vizita studimore dhe në konferenca ndërkombëtare, thuhej në komunikatën e VV-së.

Fetahu është magjistër në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë.

Pas kalimit të Fetahut në VV, kjo e fundit ka rritur edhe më shumë gjasat për të korrur fitore në Llap, pasi që Avni Fetahu ishte një ndër më të votuarit në LDK si dhe ka respekt të madh nga qytetarët llapjanë, shkruan “Bota sot”.

Fetahu është mësimdhënës në Shkollën Ekonomike “Isa Boletini”.

Përvoja e gjatë politike dhe puna me “duar të pastërta” kanë bërë që llapjanët të kenë një simpati të madhe për Fetahun.

Zgjedhjet në komunën e Podujevës mbahet më 29 nëntor, ku gara do të jetë shumë e nxehtë.

Image
Avni Fetahu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat