​VV: Në Podujevë nuk pati asnjë incident

Kosova

​VV: Në Podujevë nuk pati asnjë incident

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 18:22
Foto Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, ka sqaruar se gjatë aksionit simbolik para Komunës së Podujevës, sot nuk ka ndodhur përleshje e as ndonjë incident tjetër.

Kjo parti sqaron se pas vendosjes së pankartave në rrethojat e objektit të Komunës, disa zyrtarë komunalë kanë tentuar t’i largojnë ato.

VV sqaron se pas aksionit, shefi i shtabit zgjedhor, Bahri Selimi, ka dhënë deklaratë në Polici lidhur me aksionin dhe qëllimin e tij.

Ky është njoftimi i plotë

Sot, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, kanë zhvilluar një aksion simbolik para Komunës së Podujevës lidhur me Kolektorin e ujërave të zeza. Ne përmes disa pankartave kemi kërkuar transparencë nga ana e zyrtarëve komunal për ta publikuar kontratën, fituesin e tenderit dhe menaxherin e projektit. Ky projekt që qytetarëve të Podujevës ju kushton 5.3 milionë euro dhe është marrë kredi 20 vjeçare për të. Gjatë aksionit, aktivistët tanë janë penguar nga shoferi i nënkryetarit Rudari dhe disa zyrtarë të tjerë komunalë duke tentuar që t'i largonin pankartat. Nuk ka ndodhur asnjë incident, dhe aktivistët tanë janë shpërndarë të qetë. Pas aksionit, shefi i shtabit zgjedhor, Bahri Selimi, ka dhënë deklaratë në Polici lidhur me aksionin dhe qëllimin e tij. Lajmi i publikuar gjatë ditës se ka pasë një përleshje në mes aktivistëve të VV-së me zyrtarë të komunës është i pavërtetë dhe dezinformues sepse është i pasaktë dhe tendecioz, andaj ne e demantojmë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat