Këta janë babë e bir që brenda ditësh vdiqën nga koronavirusi

Kosova

Këta janë babë e bir që brenda ditësh vdiqën nga koronavirusi

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 19:35
Isuf dhe Valon Rrahimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Rrahimi, nga Podujeva.

Brenda dy ditës, babai dhe djali, kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Isuf dhe Valon Rrahimit.

Ngushëllime familjarëve u ka shprehur edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Hoti.

Shkrimi i plotë nga deputeti Hoti:

Nuk di se si do të mbyllej dita më e trishtueshme për familjen e Valonit, mua si fqinjë e shok i tijë dhe gjithë qytetarët e Podujevës.

Sot nga virusi famë keq Covid-19 vdiq Valon Rrahimi, tri ditë pas vdekjes së babës së tijë Isuf Rrahimi nga po i njëjti virus.

E vështirë ta gjejshë forcën për ta përcjellur në botën e amëshueshme në moshë aq të re një djalë të urtë, punëtor e shumë i sjellshëm siq ishte Valoni.

Ndonëse u rritëm në një mahallë në kushte e kohë shumë të vështira bashkë edhe me Fidanin, Ditarin, Ilirin, Samirin, Arsimin, Burimin, Xhevdetin, Mensurin, Muhametin, Jetonin e shumë të tjerë, gyrbeti, shkollimi e puna na ndau fizikisht, por dashuria që kishim për njëri tjetrin, gjithmonë ishte e freskët kur do që takoheshim.

Allahu e mëshiroftë e na takoftë në Xhenet me të.

Ngushëllime gjithë familjarëve, miqëve, shokëve dhe kolegëve të tijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat