Kandidatët për kryetarë të Podujevës, e mohojnë se kanë nisur parafushatën zgjedhore

Kosova

Kandidatët për kryetarë të Podujevës, e mohojnë se kanë nisur parafushatën zgjedhore

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 23:18
Podujevë

Fushata zgjedhore ende nuk ka nisur, por që të tre janë në terren.

Pavarësisht pandemisë Covid-19, kandidatët për kryetar të Podujevës, nuk po i ndalin takimet me qytetarë e biznese.

E të gjitha këto, kandidati për kryetar nga LDK, Nexhmi Rudari, thotë që nuk janë në kuadër të parafushatës zgjedhore.

Rudari kë thënë se nuk kanë ndonjë agjendë para datës 23 nëntor, kur zyrtarisht fillon fushata zgjedhore.

Ndërsa ka kritikuar kundërkandidatët e tij, se po bëjnë fushatë, duke i shkelur rregullat nga krerët e shëndetësie.

Ndërkohë, këtyre fjalëve të Rudarit, i është përgjigjur kandidati nga PDK, Naim Fetahu.

Ndërsa shton se aktivitetet e tyre, janë në përputhje me situatën me pandeminë.

E se kanë një agjendë të caktuar në këtë kohë, e kanë mohuar edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.

E të ndarë në mendime sa i përket këtyre aktiviteteve, janë edhe qytetarët e Podujevës.Ndërkohë, KQZ, ka bërë të ditur se fushata zgjedhore në këtë komunë, do të zgjasë pesë ditë, nga 23 deri me 27 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat