Fillon zbatimi i projektit 20 milionësh: “Komunat për të Rinjtë në Kosovë”

Kosova

Fillon zbatimi i projektit 20 milionësh: “Komunat për të Rinjtë në Kosovë”

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:36
Fillon zbatimi i projektit 20 milionësh: “Komunat për të Rinjtë në Kosovë”

Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakic, shprehu kënaqësinë që projekti “Komunat për të Rinjtë në Kosovë”, i cili u financua nga qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore, ka filluar të zbatohet.

“Pavarësisht nga vështirësitë e shkaktuara nga pandemia, unë jam i kënaqur me progresin e bërë deri më tani dhe gëyohem fillimit të aktiviteteve në terren për të përmirësuar jetën e të rinjëve dhe grupeve të margjinalizuara”, ka thënë Rakic.

Ai është shprehur i gatishmëm që të mbështesë organizatën IDA dhe Bankën Botërore për projektin prej 20 milion dollarësh, i cili është krijuar për të mbështetur komunat për rimëkëmbjen ekonomike lokale pas pandemisë COVID 19.

“Besoj se këto dy kopmonente të projektit dhe përkrahja rreth 4000 ndërmarrjeve dha hapja e 8,000 vendeve të reja të punës, si dhe mbështetja për komunat duke siguruar grante për financimin e projekteve kapitale dhe shërbimeve, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve në 38 komunat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat