Reforma e arsimit në Kamenicë: Apeli e rikthen në rigjykim, banorët insistojnë në anulim

Kosova

Reforma e arsimit në Kamenicë: Apeli e rikthen në rigjykim, banorët insistojnë në anulim

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:49
Foto Ilustrim

Disa qytetar të Komunës së Kamenicës po kërkojnë qe reforma në arsim të anulohet dhe se sipas tyre nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Themelore. Megjithatë kryetari Qëndron Kastrati tha se këtë vendim e ka anuluar Gjykata e Apelit.

Bujar Fera dhe Blerim Shabani,  qytetarë të Komunës së Kamenicës, po thonë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për pezullimit  e reformës në arsim, nxënësit akoma nuk janë kthyer në shkollat e tyre.

“Vendimi i Gjykatës për pezullimin e reformës në arsim nuk është përfillur nga zyrtarët e Komunës së Kamenicës”.

“Komuna e Kamenicës ka qenë e betonuar në komunikim me ne. Ky betonim dëshmohet edhe në rastin kur gjykata themelore ka marrë vendim për pezullimin e reformës ndërsa komuna nuk ka marrë asnjë veprim që tregon se zbaton vendimet gjyqësore”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blrim Shabani.

Por, Kryetari i Komunës së Kamenicës tha se këtë vendim Gjykata e Apelit e ka kthyer lënën në rigjykim.

“Ne kemi ngritur pretendime dhe atëherë Gjykata e Apelit ka marrë vendim ku ka shfuqizua vendimin për masë të përkohshme për të mos u zbatuar reforma. Rrjedhimisht, reforma tash vazhdon deri në një vendim tjetër”, thotë Qendron Kastrati.

Janë afër 500 nxënës të komunës së Kamenicës, të cilët po e bojkotojnë mësimin, për të kundërshtuar reformën në arsim, të nisur vitin e kaluar nga Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat