Kamenica nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OEK, përfitojnë 25 familje

Kosova

Kamenica nënshkruan memorandum bashkëpunimi me OEK, përfitojnë 25 familje

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 10:09
Pamje nga takimi

Komuna e Kamenicës përkatësisht drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OEK (Sinergjia dhe SIT-Qendra për Hulumtime, Shërbime Sociale dhe Hulumtime).

Nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të përfitojnë 25 familje në gjendje ekonomike të rënduar në komunën e Kamenicës, pakot do të përmbajnë produkte ushqimore dhe higjienike.

Drejtoresha e drejtorisë së Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që po vazhdojnë të ndihmojnë komunën tonë.

“Ky memorandum bashkëpunimi do t’i ndihmoj familjeve në nevojë sadopak. I jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe jemi të gatshëm edhe për bashkëpunime të tjera të kësaj natyre. Prioritet i yni vazhdon të mbetet mirëqenie e qytetarëve tanë”, u shpreh mes tjerash Zajmi-Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat