Hoxhaj: Ismet Pejën do ta kujtojmë gjithmonë

Kosova

Hoxhaj: Ismet Pejën do ta kujtojmë gjithmonë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:31
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar për vdekjen e Ismet Pejës.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se sot Kosova humbi një artist të jashtëzakonshëm, që frymëzoi e mbushi zemrat plot të një kombi.

Ai tha se Ismet Peja tërë jetën i këndoi Kosovës.

Hoxhaj, gjithashtu, tha se Ismet Peja do të kujtohet dhe veprimtaria e tij do të ruhet përherë.

Shkrimi i tij:

LAMTUMIRË MAESTRO!

Sot humbëm një artist të jashtëzakonshëm, që frymëzoi e mbushi zemrat plotë të një kombi. Ismet Peja tërë jetën i këndoi Kosovës. Kurse ne, do të kujdesemi ta kujtojmë e ruajmë përherë veprimtarinë gjeniale të tij. Ngushëllime familjes, miqve dhe adhuruesve të veprës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat