Dezinfektohen institucionet publike të arsimit, shëndetësisë dhe administratës

Kosova

Dezinfektohen institucionet publike të arsimit, shëndetësisë dhe administratës

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:07
Fushë-Kosovë

Komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon me dezinfektimin e objekteve.

Gjatë vikendit janë dezinfektuar të gjitha objektet shkollore, objektet shëndetësore, objekti i Komunës dhe Stacioni Policor në Fushë Kosovë.

Duke pasur parasysh masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19, ditëve në vazhdim Komuna e Fushë-Kosovës do të vazhdojë me dezinfektimin edhe të hyrjeve të ndërtesave kolektive.

Kjo vjen si masë preventive ndaj virusit COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat