KOSTT: Po vazhdojnë intensivisht punimet për rregullimin e rrymës, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët

Kosova

KOSTT: Po vazhdojnë intensivisht punimet për rregullimin e rrymës, kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 19:50
Foto

KOSTT ka bërë të ditur se me kapacitete dhe përkushtim të plotë, ekipet e saja të mbështetur nga ekipet e KEDS po vazhdojnë me punë intensive në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 2, duke larguar kabllot e dëmtuara, pastrimin e kanaleve, si dhe shtrirjen dhe montimin e 12 kabllove të reja për të mundësuar kyçjen e transformatorit TR3.

“Aktualisht konsumatorët e lagjeve Bregu i Diellit, një pjesë e Mati 1 dhe një pjesë e Velanisë janë pa furnizim me energji elektrike. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe durim deri në përfundimin e punimeve me qëllim që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe stabil nga Nënstacioni Prishtina 2, gjatë sezonit të dimrit”, thuhet ndër të tjera në një noftim të KOST-it”, njofton KOSTT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat