Sheshi dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Skënderaj marrin pamjen kuq e zi

Kosova

Sheshi dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Skënderaj marrin pamjen kuq e zi

Nga: A.SH Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 21:05
Sheshi në Skënderaj

Meqë festa e 28 nëntorit po afrohet sheshi i qytetit të Skënderaj dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” kanë marrë pamjen Kuq e Zi.

“Krah flamurit tonë kombëtar dhe atij të UÇK-së po valvitet i lirë edhe flamuri ynë shtetëror, i shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë”, shkruan Jashari në Facebook.

Postimi në Facebook:

??

Në prag të festave të Nëntorit, sheshi i qytetit tonë dhe Kompleksi Memorial “Adem Jashari” kanë marrë pamjen Kuq e Zi, pamjen e flamurit rreth të cilit janë betuar burrat e gratë e atdheut tonë, për t’i shërbyer kauzës sonë për Liri e Pavarësi.

??Krah flamurit tonë kombëtar dhe atij të UÇK-së po valvitet i lirë edhe flamuri ynë shtetëror, i shtetit tonë të ndërtuar me shumë mund e sakrificë.

Lufta jonë nuk ka përfunduar, tani vazhdojmë të bashkuar, për të jetësuar amanetin e dëshmorëve e heronjve të kombit tonë, për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së dhe identitetin e historinë tonë të lavdishme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat