Këto janë ngjarjet më të rëndësishme që pritet të ndodhin nesër në Kosovë

Kosova

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme që pritet të ndodhin nesër në Kosovë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit të Komisionit Evropian për 2020 në fushën e sigurisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me OJQ “Ta Pastrojmë Kosovën” lansojnë fushatën “T’i japim vendit ngjyra”. (Këndi Olimpik, kampusi i UP “Hasan Prishtina”, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e kryesisë së gjerë të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. (Hotel "Sirius", ora 11:00)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimit për atashetë Kulturorë. (Ministria e Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019 për kompaninë rajonale të ujitjes ‘Drini i Bardhë’. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Kuvendi i Kuvendit, salla N-302, ora 11:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos pas suksesit në kampionatin evropian të xhudos në Pragë të Çekisë. (Zyrat e KOK, ora 11:45)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, takohet me kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri. (Zyra e Kryetarit Gjilan, ora 12:45)

Komisioni për Ekonomi shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit - ARRU. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018/19 dhe rekomandimet e BE-së mbi planin e mbikëqyrjes së procesit integrues 2020/21. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e Vetëvendosjes, ‘Arbëri”, Prishtinë, ora 13:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Nga nëntorët vijmë në nëntorë shkojmë”. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, Prishtinë, ora 13:00)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Ora 13:45)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, viziton Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik (ORSHP, Gjilan. (Ora 14:15- konferenca për medie ORSHP ora 14:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat