Mot i nxehtë në javën e fundit të nëntorit

Kosova

Mot i nxehtë në javën e fundit të nëntorit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 07:18
Ilustrim

Java e fundit e nëntorit me mot stabil, kryesisht me kthjellime. Orëve të mëngjesit ngrica dhe mjegull në ultësira.

22.11.2020 - Pas motit të ftohtë në fundjavë, që viseve malore solli edhe reshjet e para të borës, gjatë javës së fundit të nëntorit rajoni ynë do të jetë nën dominim të fushave anticiklonike të pozicionuara mbi rajon dhe lindje të kontinentit.

Këto kushte favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me ngrica të lehta, e përgjatë ultësirave priten kushte për mjegull. Ditën e martë kalimi i një fronti të dobët në lindje të rajonit sjell vransira kalimtare, por pa të reshura.

Në fundjavë, paraqiten mundësi për një depërtim ciklonik që favorizon mot me vransira dhe të reshura shiu.

Cilësia e ajrit që në fundjavë shënoj përmirësim, ditëve të ardhshme nën kushtet e një moti të qëndrueshëm, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, pritet të përkeqësohet edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kohëpaskohe mund të kalojë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.

23.11.2020 - Në mëngjes ftohtë, me ngrica të lehta. Përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.

24.11.2020 - Paradite me vransira. Ditën vransirat do të shpërndahen e priten edhe intervale me diell.

25.11.2020 - Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.

26.11.2020 - Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht ktjellët, me diell.

27.11.2020 - Mëngjesi i ftohtë. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht me diell.

Temperaturat maksimale gjatë ditës do të luhaten përreth vlerave mesatare, derisa ato minimale mbeten pak të ulëta. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +1C, e maksimalet nga 7C deri 11C.

Era do të fryjë e lehtë 1-3m/s kryesisht nga kahu jugor. Ditën e martë me intenzitet mesatar nga verilindja 6-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera mesatare, me tendencë të rënies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat