Bulliqi viziton KB Llapi: Mbështetja për ta do të rritet

Kosova

Bulliqi viziton KB Llapi: Mbështetja për ta do të rritet

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 07:34
Pamje nga takimi

Paraditen e së hënës Lëvizja Vetëvendosje hapi fushatën zgjedhore në Podujevë me kandidatin për kryetar të kësaj komune Shpejtim Bulliqi.

E gjatë mbrëmjes kandidati për të parin e Podujevës bashkë me asamblistët dhe me deputetin e Vetëvendosjes, Hekuran Muratin vizituan KB Llapin.

Bulliqi thotë se ky klub ka vazhduar punën e palodhshme me pak ndihma nga komuna për të gjithë kampionatin që janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre edhe për kombi busin, edhe për ushqimin, edhe për rekuizitat.

“Bashkë me deputetin Hekuran Murati dhe me asambleistët tanë, Venedenis Lahun dhe Pajtim Balajn vizituam KB Llapin. Ky klub ka vazhduar punën e tij të palodhshme me pak ndihma nga komuna për të gjithë kampionatin që janë të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre edhe për kombi busin, edhe për ushqimin, edhe për rekuizitat”, ka shkruar Bulliqi.

Bulliqi premton që buxheti duhet të rritet në mënyrë që të rritet edhe mbështetja për këta të rinj.

“Buxheti duhet të rritet për t’ua rritur mbështetjen këtyre të rinjve të apasionuar në stërvitje e ndeshje. Këta të rinj janë vlerë e shtuar për komunën dhe shembull për t’u marrë për përkushtimin. Mbështetja për ta do të rritet dhe nevojat e tyre imediate do të mbulohen. Komuna jonë ka shumë të rinj që mezi i presin mbështetjet dhe mundësitë për të kontribuar në jetën sportive dhe kulturore të Podujevës. Zelli i tyre do të përkrahet dhe talentet e tyre do të zbulohen. Qeverisja jonë do të shërbejë si infrastrukturë për realizimin e dëshirave të tyre”, ka shkruar Bulliqi.

Ndëkrohë në hapjen e fushatës në Podujevë, krah Bulliqit ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat