Malishevë: 22 të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19

Kosova

Malishevë: 22 të shëruar dhe asnjë rast i ri me covid-19

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar 22 persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe kontaktet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 397 persona, prej tyre 292 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 78 persona.

Edhe sot, shtabi komunal emergjent, që merret me monitorimin dhe menaxhimin e situatës me pandemi, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë udhëzimet dhe vendimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, me qëllimin e vetëm, ruajtjen e shëndetit nga virusi korona.

“Qytetarë të Komunës së Malishevës, përderisa nuk ka armë tjetër të luftimit të këtij virusi, zbatimi i masave parandaluese mbetet e vetmja mënyrë e mbrojtjes, prandaj respektoni masat, mbani maska mbrojtëse, pastroni duart sa më shpesh që mundeni, shmangni vendet ku ka grumbullim të njerëzve dhe mbani distancën sociale”, ka thënë në emër ët shtabit komunal emergjent, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në thirrjen e tij drejtuar qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat