Shpejtim Bulliqi takohet me fermerët e Llapit

Kosova

Shpejtim Bulliqi takohet me fermerët e Llapit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Pamje nga vizita

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, ka vizituar Shoqatën e mjedrave te Llapit dhe kompaninë Agroprodukti.

Ai me këtë rast është zotuar e gjatë udhëheqjes me Komunën e Podujevës do të ndihmojë fermerët llapjanë në shtimin e prodhimit të mjedrës si kulturë bujqësore.

“Mjedra mbledh 2000 fermerë dhe mbjell 1000 hektarë në Llap. 2000 familje mbahen prej kësaj kulture bujqësore dhe çdo hektar gjeneron tri vende pune. Fermerët kërkojnë mbështetje për një zyrë ku të inventarizojnë e të organizohen, ekspertë të agronomisë në komunë, subvencione jo sipas tokës së papunuar por sipas kilogramëve të vjelë e në fidanë dhe një komunë e cila i konsulton me ta politikat bujqësore”, ka thënë Bulliqi.

Ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje do të qëndrojë pranë fermerëve të kësaj ane.

“Ne jemi veshi që kanë kërkuar kërkesat e tyre. Punën e palodhshme ua marrim si shembull. Mjedra e ka të sigurt tregun, komuna do t’i mbështesë për të zgjeruar prodhimin. Numri 12 është numri i fermerëve. Me Shpejtimin për fermerët”, është shprehur Bulliqi.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Podujevës mbahen të dielën më 29 nëntor, dhe përveç Shpejtim Bulliqit, në garën për parin e kësaj komune janë edhe Naim Fetahu i PDK-së dhe Nexhmi Rudari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zgjedhjet në Podujevës mbahen pasi që Agim Veliu dha dorëheqje nga posti i kryetarit për t’u emëruar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme. Ato ishin paraparë të mbahen më 15 mars, por u shtynë për shkak të gjendjes me pandeminë koronavirus.

Image
Pamje nga vizita
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat