Këto janë ngjarjet më të rëndësishme që pritet të ndodhin nesër në Kosovë

Kosova

Këto janë ngjarjet më të rëndësishme që pritet të ndodhin nesër në Kosovë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 00:05
ngjarjet

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00)

Hapja e edicionit të pestë të Panairit Nacional të Punës dhe të Karrierës, ku folës do të jenë: Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Jörn Rohde dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti. (virtual.kosovafair.com), ora 09:00

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), bën lansimin zyrtar të Projektit “HERAS Plus”. (https://zoom.us/j/91960516678?pwd=cFRXZXVodTR1Q1ZnQVNIaWtwWTd2QT09, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, voton në parim Projektligjin për buxhetin për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për medie, me temën: “Si dështuan institucionet në trajtimin e rasteve të mosdeklarimit dhe deklarimit të rrejshëm të pasurisë”. (Hotel Sirius- Prishtinë, Salla Rigel, Kati i III, ora 10:00)

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në shënimin e 25 Nëntorit – Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, interviston kandidatët për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për media. (Zyret e SPSPK-së, në objektin ish-Gërmia, ora 11:00)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon raportin “Reforma për Racionalizimin e Agjencive: Faza e Dytë”. Gjithashtu do të ketë diskutim me aktorët relevantë për reformën e agjencive të pavarura. Në panel do të jenë përfaqësues nga Parlamenti, Zyrja e BE-së dhe Ministrisë përgjegjëse për këtë reformë, MPBAP. (https://us02web.zoom.us/j/89564823471?pwd=VmcwY2J5TVpWZWhZUGl2SVIrTFJ5QT09 ora 11:00)

Komuna e Prizrenit organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”. Në këtë debat merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”-Prizren, ora 11:00)

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj pret në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Shënohet 76 vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku në hapësirat e Bibliotekës do të hapen dy ekspozita për nder dhe kujtim të profesor Anton Çettës, ku do të merr pjesë edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Në kuadër të fushatës "16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore", në komunën e Gjakovës janë paraparë të mbahen një sërë takimesh dhe aktivitetesh e në të cilën parashihet një pjesëmarrje e disa personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, të gjithë akterë të inkuadruar në aktivitetet e kësaj fushate. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:30)

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion-QIKA, mban konferencë për medie në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani-Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim. (Organizata “QIKA”, Rr. “Hajdar Dushi”, Prishtinë, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës interviston drejtorin e prokurimit të SHSKUK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 14:00)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve vizitojnë fabrikën e bllokave Silcapor. (Kaçanik, ora 14:30)

Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ndriçimit të Ndërtesës së Qeverisë me ngjyrë portokalli, pjesë e aktiviteteve të Fushatës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat