Mot i kthjellët dhe me diell

Kosova

Mot i kthjellët dhe me diell

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 06:30
Ilustrim

Moti i qëndrueshëm, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, do të mbajë koncentrimin e ndotësve ajror të rritur pranë sipërfaqes tokësore, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kaloj në vlera të dobëta e shumë të dobëta, herë herë orëve të mbrëmjes edhe në ekstrem apo jashtëzakonisht të dobët.

25.11.2020 - Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë viseve të ulëta me mjegull apo vransira të ulëta. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 8C, e në vise malore -3C deri 8C. Do të fryj erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Indeksi UV: 2.

26.11.2020 - Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë viseve të ulëta me mjegull apo vransira të ulëta. Vende-vende ka mundësi që mjegulla të mbetet edhe orëve të pasdites. Temperaturat në vise të ulëta -3C deri 10C, e në vise malore -1C deri 10C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s. Indeksi UV: 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat