Monografi për çerdhen Ardhmëria në Drenas

Kosova

Monografi për çerdhen Ardhmëria në Drenas

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 13:43
Nuredin Ibriqaj dhe Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim veteranin e arsimit, autorin Nuredin Ibriqaj.

Me këtë rast, autori Ibriqaj i dhuroi kryetarit Lladrovci librin monografi “Institucioni Parashkollor Ardhmeria”.

Lladrovci e përgëzoi për librin, duke i uruar suksese në vazhdim të krijimtarisë dhe e falënderoi për kontributin e tij për arsimin në Drenas.

Kjo monografi paraqet punën dhe veprimtarinë e IP Ardhmëria në Drenas që nga themelimi, përkatësisht nga viti 1982 e deri në vitin 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat