Pamje/ 28 vjeçari nga Malisheva që u “rrëmbye” të dielën, u martua të hënën

Kosova

Pamje/ 28 vjeçari nga Malisheva që u “rrëmbye” të dielën, u martua të hënën

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të dielën që lamë pas, një i ri nga Malisheva u raportua si i zhdukur.

Familjarët e 28 vjeçarit nga fshati Rud iu drejtuan Policisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të tyre.

Për zhdukjen e Jetmir Rudit, raportuan edhe mediat, por që për fat të mirë, i njëjti u gjet po nga familjarët, madje jo larg shtëpisë.

Por, zhdukja e tij, solli edhe mjaftë dyshime, pasi që pak para gjetjes së tij, në rrjete sociale qarkulluan disa imazhe, ku shihej i njëjti i lidhur dhe gjysmë i zhveshur në një vend malor. Madje u përfol se rrëmbimi ishte i inskenuar nga vet ai, çka se hetimet po vazhdojnë.

Ndërsa, një television lokal, ka publikuar pamje, ku tregohet se 28 vjeçari ishte, një ditë pasi u gjet, bëri dasmë.

Ai shihet madje duke kërcyer me nusën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat