Në Komunën e Skenderajt, 18 të vdekur me COVID që nga fillimi i pandemisë

Kosova

Në Komunën e Skenderajt, 18 të vdekur me COVID që nga fillimi i pandemisë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:26
Skenderaji

Zëvendësdrejtoresha e QKMF në Skenderaj, Florentina Shala ka thënë , se në këtë komunë nga fillimi i pandemisë janë infektuar me coronavirus 518 persona.

“Nga totali, 152 raste janë aktive derisa 18 raste të infektimit kanë përfunduar me vdekje”, tha ajo

Shala thotë se për fat të mirë asnjëri nga rastet aktive nuk janë të hospitalizuar.

Zëvendësdrejtoresha e QKMF thotë se sfidë për këtë institucion mbetet menagjimi i pikës kufitare në Jarinje.

“Ne po përballemi me mungesë të mjekëve. Menaxhimi i pikës kufitare të Jarinjës po na sjellë mjaft sfida”, deklaroi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat