COVID-19 në Kosovë: Afër 950 vdekje dhe mbi 13 mijë raste aktive

Kosova

COVID-19 në Kosovë: Afër 950 vdekje dhe mbi 13 mijë raste aktive

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Kosova ka arritur në shifrën e mbi 13 mijë rasteve aktive me koronavirus, ose saktësisht 13.168 sosh.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 704 raste të reja me koronavirus nga 1651 testime.

Veçmas kësaj, për periudhën e njëjtë kohore janë shënuar edhe 9 raste të vdekjes me koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.

Gjithashtu, sipas raportimeve të fundit, spitalet dhe klinikat e QKUK-së janë të stërmbushura me pacientë me koronavirus, e njëjta ndodh edhe në Spitalet Rajonale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat