Fetahu i PDK-së: Do të ndërtojmë park industrial afër kufirit me Serbinë

Kosova

Fetahu i PDK-së: Do të ndërtojmë park industrial afër kufirit me Serbinë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 23:13
Naim Fetahu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës, Naim Fetahu në emision “Debat” të RTK-së ka thënë se ai ka qenë i përjashtuar nga disa debate televizive deri më tash.

Ai ka thënë se ka kandiduar për kryetar të Podujevës duke e parë mundësinë që të ballafaqohet me realitetin.

“Unë për zgjedhjet e 29 nëntorit e kam bërë një program zgjedhor, një program i hartuar nga ekspertët më të mirë që i jep zgjidhje problemeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, Produjeva për 20 vjet është qeverisur nga dy ish kandidatët e tij, që kanë qenë në LDK.

“Të dy kundërkandidatët e mij janë pjesë e LDK-së që 20 vjet, Bulliqi para disa muajve është larguar dhe ka shkuar në VV. Të vetmen ofertën llapjanët e më kanë mua. Unë e kam ofertën time se çfarë zgjidhje ofroj për qyetarët e Llapit. E kam jap ofertën time ekonomike për një park industrial të cilin do ta ndërtojmë në vijen kufitare me Serbinë. Do t’i ftojmë bizeneset tona që të kthehen në komunën e tyre”, ka thënë Fetahu.

Tutje ai tha se me ndërtimin e këtij parku industrial do të krijohen edhe vende të lira të punës.

“Pritoritet i imi do të jetë edhe bujqësia duke i rritur kapacitet për këshilla në bujqësi dhe duke i ndihmuar bujqit që t’i shesin produktet e tyre”, ka thënë Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat