Hajdin Berisha uron 28 Nëntorin - “është muaji i shenjtë për të gjithë shqiptarët”

Kosova

Hajdin Berisha uron 28 Nëntorin - “është muaji i shenjtë për të gjithë shqiptarët”

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 19:27
Hajdin Berisha

Në emër të Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, në vigjilje të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljes së parë publike të UÇK-së, i uron të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës.

“Në emër të kryetarit Begaj, me rastin e festës së flamurit i uroj të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës. Në veçanti i uroj familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës. Uroj që festa e flamurit të jetë jo vetëm një festë, por kjo datë e shenjtë për ne, të jetë një datë e unitetit dhe krenarisë.

Nentori është muaji i shenjtë për të gjithë shqiptarët, e sidomos 28 Nëntori, që historikisht ne shqiptarët jemi të lidhur me këtë datë.

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Urime festa e flamurit kombëtar”, thuhet në urimin e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtuar qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat