Ministri thotë se pavarësisht kundërshtimit të naftëtarëve do të zbatohen udhëzimet e reja

Kosova

Ministri thotë se pavarësisht kundërshtimit të naftëtarëve do të zbatohen udhëzimet e reja

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:13
Vesel Krasniqi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi ka pohuar se është kërcënuar me jetë nga ish-sekretari i kësaj ministrie Burim Rreci.

Kërcënimin e ka lajmëruar në policinë e Kosovës ndërsa për media Rreci e ka mohuar këtë kërcënim duke thënë se ministri Krasniqi e ka humbur arsyen.

Ministri për RTK’në ka thënë se nuk do të tërhiqen nga zbatimi i udhëzimeve të reja të naftës edhe pse naftëtarët nuk pajtohen me to.

Sipas tij e gjithë kjo po bëhet për mbrojtjen e konsumatorit.

‘Asnjëherë të vetme nuk do të lejoj që tu ofrohet qytetarëve të Republikës së Kosovës cilësi e dobët”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat