Hoxhaj: Kosova qe një vit s’ka politikë të jashtme

Kosova

Hoxhaj: Kosova qe një vit s’ka politikë të jashtme

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:38
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, kryetar i detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës ka kritikuar qeverinë e Kosovës për menaxhimin e politikës së jashtme. Sipas tij në qeverinë Kurti dhe atë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti, s’ka politikë të jashtme.

Sipas Hoxhajt Kosova ka dështuar në diplomaci si pasojë e mos koordinimit në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës.

“Mendoj që mos koordinimi në mes të partnerëve të koalicionit edhe për gjëra të tilla që kërkojnë vendimmarrje politike, por nuk janë prioritete, tregon që realisht politika e jashtme është e çakorduar dhe nuk ekziston. Kosova s’ka që një vit politike të jashtme. Unë se di cilat janë rezultatet e Kosovës në politikën e jashtme’, tha Hoxhaj për RTV21.

“E kanë nis fillimisht gabimisht kur morën vendimin për zëvendësimin e taksës me reciprocitet e pastaj e hoqën duke heq dorë nga politika e jashtme. Kosova nuk ka politikë të jashtme”, theksoi Hoxhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat