PDD-ja me homazhe për heronjtë në Ditën e Flamurit

Kosova

PDD-ja me homazhe për heronjtë në Ditën e Flamurit

Nga: N.H Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:33
Pamje nga homazhet

Data e 28 nëntorit, shënon përvjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, por njihet edhe si “Dita e Flamurit”, e shpresës dhe krenarisë së çdo shqiptari, e cila sot është shenuar me aktivitete të shumta dhe të ndryshme, përkundër gjendjes së renduar me pandeminë Covid-19.

Në këtë vazhdë të këtyre aktiviteteve, edhe PDD-ja (Partia Demokratike e Diasporës), e ka shenuar këtë festë më vizita dhe homazhe në varret e heronjëve të Kosovës në periudha të ndryshme historike. Ndalesa e parë për delegacionin e PDD-së i prirë nga nënkryetarja Afrora Fusha ka qenë kompleksi i varrezave të dëshmorëve në fshatin Morinë të Skenderajt, me c’rast delegacioni i PDD-së ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë lulesh në varrin e heroit Rifat Mziu, ushtarit të UÇK-së.

Më pas gjatë vizitës në familjen Mziu, nënkryetarja Afrora Fusha ia ka ndarë një mirënjohje në emër të PDD-së, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e heroit Rifat Mziut, të cilën në emër të familjes Mziu, e ka pranuar nëna e heroit, Shukrie Mziu, mbesa e heroit Shaban Polluzha.

Image

Më pas delegacioni i PDD-së ka vazhduar aktivitetin e saj në përkujtim të 28 nëntorit në fshatin Letanc të Podujevës, ku ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë lulesh në varrin e mësuesit dhe nacionalistiti Shaban Shala, ish-kryetari i NDSH-së, i cili u ekzekutua në burg nga regjimi serbo-jugosllav në vitin 1962, por pa mundur t’ia vrisnin thirrjen e tij që i buronte nga shpirti i tij kryengritës: ” Hej more këtu është Shqipëri e nuk është Serbi”

Edhe më këtë rast, nënkryetarja Afrora Fusha, në emër të PDD-së I ka dorzuar mirënohje në shenjë respektimi dhe nderimi të jetës dhe veprës të Shaban Shalës, të cilën në emër të familjes Shala e ka pranuar e bija e e heroit, Qamerie Shala.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat