Mbi 87 mijë llapjan zgjedhin prijësin e tyre të dielën

Kosova

Mbi 87 mijë llapjan zgjedhin prijësin e tyre të dielën

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 19:33
Foto Ilustrim

Në Komunën e Podujevës nga ora 07.00 deri në orën 19.00 pritet të hapen 45 Qendra të Votimit me 115 vendvotime, e ku pritet të votojnë 87 mijë e 381 votues.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve, tregojnë se kanë bërë përgatitjet e duhura për mbarvajtjen e procesit zgjedhor për zgjedhjet e jashtzakonshme të cilat për herë të parë mbahen në kohë pandemie.

Qytetarët e Llapit për zgjedhjet për kryetar komune kanë tre kandidatë të cilin mund të zgjedhin njërin. 

PDK-ja ka kandidatë Naim Fetahun me numër 10.

LDK-ja Nexhmi Rudarin me numër 11.

LV-ja Shpejtim Bulliqin  me numër 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat