Ramadani: UÇK-ja është dinjiteti i shqiptarëve

Kosova

Ramadani: UÇK-ja është dinjiteti i shqiptarëve

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:58
Shkodran Ramadani

Analisti politik, Shkodran Ramadani, i ka kushtuar një shkrim Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 22 nëntor.

Ai ka cituar fjalët e historianit të Ballkanit, James Pettifer që thotë se UÇK-ja jo vetëm që është organizata politike më e rëndësishme në historinë e Kosovës, por edhe më e suksesshmja pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

Ramadani ka thënë se UÇK-ja i ka transformuar shqiptarët në prodhues proaktiv të politikës.

Postimi i plotë:

UÇK-ja jo vetem qe eshte organizata politike me e rendesishme ne historine e Kosoves, por eshte edhe organizata me e suksesshme kryengritese pas Luftes se Dyte Boterore ne Evrope. Kete e thote edhe historiani i Ballkanit dhe sidomos i Shqiptareve, James Pettifer. E thote edhe Frank Ledëidge. Madje, Tim Judah thote se “UÇK-ja eshte organizata me e suksesshme ne bote ne shekullin e kaluar sepse ne afat rekord arriti synimet e veta per te hapur rrugen per nderhyrjen e NATO-s”. Para UÇK-se shqiptaret ishin me kurriz te thyer e te nenshtruar. Kosova zbrazej non-stop dhunshem nga Serbia.

Shqiptaret ishin shpunesuar dhunshem nga vendet e tyre te punes. Bodrumet e shtepive ishin shnderruar ne zevendsim te universitetit e shkollave. Por nga margjinat e shoqerise, nje grusht njerezish ne ilegalitetin e rrezikshem, vendosen themelet e nje organizate qe sa e vinte e rritej dhe qe ne kulm te vetin do te kishte 18 mije veta. UÇK-ja kishte marre hovin dhe nuk ndalej dot. Duke guxuar te luftoje dhe duke e mposhtur politikisht Serbine, UÇK-ja pergjithmone ka ndryshuar balancin e forcave gjeopolitike ne Ballkan.

Nga konsumues te politikes dhe perbrendesues te poshterimit, i shnderroi shqiptaret ne prodhues proaktive te politikes. Sepse me pushke ajo u dha shqiptareve agresivitetin e domosdoshem jo vetem per te mbijetuar ne Ballkan, por edhe per te jetuar te lire e ne paqe. UÇK-ja eshte vete dinjiteti i Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat