Ja kush mund të lëvizë të dielën mbrëma në Podujevë e Mitrovicë

Kosova

Ja kush mund të lëvizë të dielën mbrëma në Podujevë e Mitrovicë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka marrë vendim për lejimin e lëvizjes hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë orarit 19:00 deri në orën 22:00 për votuesit në zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Vendimi u mor me qëllim të realizimit të drejtës së tyre për votim.

Liria e lëvizjes sipas pikës 1 të këtij Vendimi lejohet vetëm me datë 29.11.2020, dhe vlen vetëm për ata votues që të drejtën për votim e kanë realizuar pas orës 19:00, sipas rregullave dhe legjislacionit në fuqi.

Poashtu, është marrë vendim për lejimin e lëvizjes hyrje-dalje në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim, për shkak të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës, gjatë datave 28.11.2020 dhe 29.11.2020 gjatë orarit 19:00 deri në orën 05:00 për stafin esencial të KQZ-së, stafin zgjedhor dhe vëzhguesit e akredituar, me qëllim të kryerjes së detyrave të tyre për përgaditjen finale dhe mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës dhe Komunën e Mitrovicës së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat