Zgjedhjet në Podujevë - Nuk respektohen masat anti-COVID-19 në fshatin Lluzhan

Kosova

Zgjedhjet në Podujevë - Nuk respektohen masat anti-COVID-19 në fshatin Lluzhan

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:55
Podujevë

Qytetarë e komisionerë janë parë duke mos respektuar masat ndaj COVID-19 në komunën e Podujevës.

Ekipet që janë duke i monitoruar zgjedhjet atje, kanë parë që qytetarët dhe komisionerët nuk janë duke i mbajtur maskat në Qendrën e Votimit në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Në këtë Qendër të Votimit nuk është duke u respektuar as distanca sociale. 

Në komunën e Podujevës numri i votuesve, sipas KQZ-së, është 87 mijë 381, të cilët janë të shpërndarë në 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313 të cilët janë të shpërndarë në 7 qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat