Të shtëna me armë zjarri në Podujevë

Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 16:09
Ilustrim

Sot rreth orës 14:30 në rrugën “Skënderbeu”, në  Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, bëjnë të ditur burime.

Ende nuk ka informacione se në çfarë rrethana janë dëgjuar të shtënat, apo a ka të lënduar.

Deri më tani rasti nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Kujtojmë që sot në komunën e Podujevës janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat