Asnjë ankesë në PZAP për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Kosova

Asnjë ankesë në PZAP për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet lokale në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

Kandidatë për kryetar të komunës në Podujevë ishin Naim Fetahu i PDK-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Shpejtim Bulliqi i LVV-së.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje e ka fituar Podujevën me 51.64 për qind.

Ndërsa në Komunën e Mitrovicës së Veriut, kandidatë për kryetar ishin Milan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi i PDK-së, Erden Atiq i LVV-së dhe Dushan Millunoviq si kandidat i pavarur.

Gjithnjë sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe e ka fituar Mitrovicën e Veriut me 89.86 për qind.

Media ka kontaktuar me Panelin për Ankesa dhe Parashtresa në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të pyetur nëse është paraqitur ndonjë ankesë nga subjektet politike që kanë marrë pjesë në këtë garë dhe ka mësuar se deri tani nuk është parashtruar asnjë ankesë.

“Deri në këtë moment që po flasim, nuk është parashtruar ndonjë ankesë nga asnjë subjekt politik apo palë tjetër”, ka thënë kryesues i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat