Pavarësisht situatës me pandeminë, Suhareka do të dekorohet për fundvit

Kosova

Pavarësisht situatës me pandeminë, Suhareka do të dekorohet për fundvit

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Festat e fundvitit sivjet do të festohen më ndryshe se në vitet paraprake.Në disa prej qyteteve të Kosovës, qytetarët nuk do të kenë mundësi të shohin drita e dekorime.

Paratë që deri sivjet shpenzoheshin për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Gjilanit dhe ai i Podujevës kanë vendosur t’i ndajnë për punë tjera.

Disa komuna kanë vendosur që paratë që ishin planifikuar për dekorim të qytetit t’i destinojnë për qytetarët në nevojë, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Tashmë kanë mbetur një muaj deri në përfundim të vitit 2020, e me nënshkrimin e kontratës me datë 26 nëntor, Komuna e Suharekës tashmë i ka dhënë epilog çështjes së dekorimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat