Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër në Kosovë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 00:09
Foto ilustrim

Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë mban takimin e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)

Drejtori i AKI-së raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Hapet edicioni i tretë i Panairit të universiteteve franceze organizuar nga Aleanca Franceze në Kosovë dhe Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. Hapja e panairit bëhet nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel dhe rektori i UP-së Naser Sahiti. (Platforma virtuale https://tourneebalkanskosovo.com/ , ora 10:00-18:00)

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu pret në zyrën e tij ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, ku më pas do të vihet edhe gurthemeli i çerdhes për fëmijë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ tek ish-Eurogoma.(Ora 10:30)

Komisioni për Ekonomi diskuton rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020 të Komisionit Evropian” - të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare 2019 për Ministrinë e Shëndetësisë - i ftuar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Komisioni hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë interviston dëshmitarët mbi lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga “Kelkos Energy”: Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga MEA. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00-13:00), dhe Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, ora 13:00- 15:00)

Zyrtarët e AUV raportojnë në Komisionin për Bujqësi rreth importimit të vajit të palmës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

PDK, dega në Prishtinë, mban konferencë për media. (Në afërsi të Katedrales "Nënë Tereza", te stacioni "Katedralja" Prishtinë, ora 13:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?” (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 17:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat